Sport

Ky është boksieri i vetëm që i mbijetoi “uraganit” Wilder (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 06 November 2017

 

Deontay Wilder ka një rekord botëror, ku në 39 ndeshje të zhvilluara i ka të gjitha fitore ku 38 prej tyre të fituara me KO.

Boksieri kanadez, Bermane Silverne ka qenë “viktima” e fundit e ”The bronze bomber” , i cili u rrëzua qysh në rundin e parë.

-Advertisement-

Mirëpo 39 vjeçari mund të mburrët se është i veçantë në statistikat e frikshme të boksierit amerikan.

Silverne është i vetmi boksier që i ka qëndruar në këmbë Wilderit për 12 runde.

Në ndeshjen e parë mes tyre, e cila u zhvillua me 17 janar 2015 në Nevada, 32 vjeçari fitoi për herë të parë titullin kampion bote në kategorinë e rëndë (WBC) vetëm me vendim të gjyqtarëve.

Ky është rasti i vetëm në karrierën 9 vjeçare si profesionist të Wilder që meçin e fiton me vendim të gjyqtarëve.

Edhe më e frikshme është fakti se nga 39 ndeshje të fituara, 19 prej tyre amerikani ka arritur t’i mbyll qysh në raundin e parë. /IndeksOnline/

 
 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera