Sport

Ky është ‘Bisha’që theu rekordin e Maradonës

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 23 December 2017

Marek Hamshik ‘bomberi’ i ri i Napolit, thyen rekordin e Maradonës

Marek Hamshik ka shkruar historinë me ekipin e Napolit. Goli i shënuar në ndeshjen ndaj Sampdorias, e bën sllovakun lojtarin me më shumë gola të shënuar te skuadra e Napolit.

Aktualisht Hamshik ka shënuar 116 gola në 478 ndeshje të luajtura, duke pasur një mesatare 0.24 gola për ndeshje.

-Advertisement-

Në ketë mënyrë, kapiteni i Napolit kalon legjendën e Argjentinës, Diego Armando Maradona, i cili e mbante rekordin që prej vitit 1991 me 115 gola të shënuar.

Mesfushori e ka nisur karrierën profesionale në Sllovaki të Slovan Bratislava dhe në 2004 kaloi tek ekipi i Breshias në Itali. Në vitin 2007 kalon në radhët e Napolit, me të cilët ka fituar dy Kupa të Italisë dhe Superkupën italiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera