Auto&Tech

Ky është Audi Q8-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 05 June 2018

Kompania prestigjioze gjermane, Audi, më herët ka konfirmuar se modeli i saj i shumëpritur Q8 premierën do ta mbajë më 5 qershor (sot) në Shanghai.

Ky SUV tashmë është paralajmëruar përmes disa koncepteve, fillimisht në janar të vitit të kaluar në panairin e veturave në Detroit dhe në Gjenevë si koncepti Q8 Sport.

Audi Q8 vjen me platformën MLB Evo, është i gjatë 4.99 metra, ndërsa interieri i tij është i bazuar në A8 e ri – duke përfshirë instrument-tabelën digjitale me ekran 12.3-inç, timonin me pjesën e poshtme të rrafshët, lëkurë Alcantara, si dhe me disa detaje me ngjyrë metalike dhe të zezë Piano, transmeton Koha.net. Vlen të theksohet se kapaciteti i bagazhit të Q8 është 605 litra dhe 1,755 litra me ulëset e pasme të ulura.

-Advertisement-

Fillimisht, në ofertë do të jetë motori dizel 3.0-litër V6 me kapacitet prej 231 dhe 286 kuajfuqi si dhe benzinë 3.0-litër me 340 kuajfuqi – të tre motorët kanë sistemin elektronik 48 voltësh, marshin automatik me 8 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, Quattro. Kompania, më vonë planifikon që ofertën e motorëve ta zgjerojë edhe me versione të reja, duke përfshirë edhe plug-in hibrid.

Audi thotë se me modelin e ri do të rrisë konkurrencën në këtë segment shumë të rëndësishëm dhe se do të hapë një segment të ri për top modelet e saj, përcjell Koha.net. Po ashtu, ky SUV premium me stil të Coupes, sipas kompanisë, kombinon hapësirën e madhe me dizajn emotiv dhe ofron teknologjinë më të fundit së sistemit për asistencë, informacion dhe argëtim.

Gjithashtu, prodhimi i Audi Q8 do të zhvillohet në fabrikën e Audit në Bratisllavë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera