Lajme

Ky është asamblisti më i votuar në Kosovë, ka mbi 3 mijë vota

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 04 November 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të mërkurën ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendet Komunale.

Sipas rezultateve, pas bartësve të listës, kandidati më i votuari në nivel vendi është serbi nga Mitrovica Veriore, Aleksandar Spiric/

Ai ka siguruar hiq më pak se 3.267 vota, gati edhe një herë më shumë se kandidati më i votuar shqiptar, Nora Kelmendi e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, e cila ka marrë 1.883 vota.

-Advertisement-

Spiric kishte numrin 2 në listën e kandidatëve për asamble të “Listës Serbe” në Mitrovicës Veriore.

Të gjithë kandidatët e pakënaqur me rezultatet e kumtuara dje nga KQZ kanë afat deri sot në orën 16:00 për të paraqitur ankesat e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera