Lajme

Ky është 48 vjeçari që vdi* në aksidentin e rëndë në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 12 March 2024

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë në hyrje të Vushtrrisë.

Personi që ka humbur jetën është humanisti kosovar, Mentor Merovci.

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pas një aksidenti mes tre veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në hyrje të Vushtrrisë.

-Advertisement-

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti bëri me dije se aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites së të hënës, teksa viktima i cili është 48-vjeçar ka vdekur në SHSKUK në orët e para të së martës.

“Aksidnet trafiku me fatalitet Mbrëmë rreth orës 18:00, është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë’ në segmentin  rrugorë në hyrje të  Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti.

“Në  aksident ishin përfshirë  tri vetura, si pasojë  e aksidentit lëndime  kanë pësuar  tre persona të cilët  janë  dërguar në emergjencën e Spitalit të  Vushtrrisë, më  pas dy nga të lënduarit janë  dërguar  në  SHSKUK –Prishtinë

“Ndërsa,  me datën  12 mars 2024, rreth orës 00:20, nga SHSKUK- ja, është  raportuar se i lënduari viktima M.M.48 vjeçar, ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në  IML”, shtoi ai./Gazeta Infokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera