Uncategorized

Izraeli prezanton aeroplanët më të shtrenjtë të blerë ndonjëherë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 03 May 2017

Tre avionë luftarakë F-35 iu bashkuan me një ekip të Forcave Ajrore izraelite gjatë demonstrimit vjetor në kuadër të ditës së 69-të të Pavarësisë.

Avionë të tillë u shfaqën për herë të parë në publik në qiell nëpër disa qytete të vendit.

Avionët F-35 të prodhuar nga “Lockheed Martin” fluturuan mbi Beershebën, Jerusalem, Haifa dhe Tel Aviv, duke tërhequr shikuesit që u dyndën në shëtitore dhe plazhe.

-Advertisement-

Dhjetorin e shkuar, Izraeli mori nën zotërim aeroplanët më të avancuar nëpërmjet mekanizimit të FMS-së, shkruan oranews.al.

Këta janë avionët më të shtrenjtë të blerë nga Izraeli, ndërsa viteve të ardhshme do të blihen 50 avionë të tillë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu lavdëroi F35-n, duke përcaktuar qëllimin e Izraelit për të fituar “supremacinë në çdo fushë: në ajër, në det, në tokë dhe në botën kibernetike”.

“Izraeli po shkon në lartësi të reja dhe kur pilotët tanë në avionët e Adir do të fluturojnë lart, ne do t’i shohim me krenari”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera