Lajme

Kuvendi sot vendos për 21 milionë eurot e kompleksit ‘Adem Jashari’

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 06 June 2018

Derisa kanë nisur hetimet për keqpërdorime të 8 milionë eurove të destinuara për kompleksin “Adem Jashari”, këtij të fundit pritet ti dhurohen mbi 20 milionë euro të tjera.

E vendimi për 21 milionë euro do të merret në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, shkruan GazetaFokus.

Gjatë kësaj seance plenare do të bëhet do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

-Advertisement-

Rreth tri javë më parë Komisioni parlamentar për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis e planifikim hapësinor të mërkurën ka votuar Projektligjin për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Deputetët anëtarë të këtij komisioni janë pajtuar që t’ia përcjellin Projektligjin Kuvendit që të shqyrtohet në seancat plenare të radhës.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE: Nisin hetimet në komleksin “Adem Jashari”, dyshohet për 8 milionë euro keqpërdorime

I vetmi që abstenoj gjatë kësaj mbledhje ishte Sergjan Mitroviqi nga Lista Serbe.

Sipas këtij projektligji këto mjete Qeveria e Kosovës duhet ti paguaj deri në fund të vitit 2021 ndërsa nuk janë paraparë në planifikimet buxhetore të shtetit./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera