Kuvendi sot fillon sesionin pranveror
Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 18 January 2023
Kuvendi i Kosovës, sot do të fillojë punimet e sesionit pranveror për vitin 2023.
Në seancën e parë do të ketë vazhdime të pikave nga seancat plenare të vitit të kaluar.
Seanca do të fillojë pikat e papërfunduara të 14 tetori 2022: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022, zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.
Po ashtu në rend dite janë edhe pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022: Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë, shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.
Kurse pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022 janë: Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
Të tjera
-
Kurti fajësoi opozitën se po i shtynë zgjedhjet, Bajrami: Lojë e dështuar – do të kërkojmë llogari për mashtrimet
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka ...
-
Klinaku – Trendafilovës: Me kanë marë e mirë, ti moti u dashtë me shku në pension
“Me kanë marë e mirë, ti moti u dashtë me shku në pension”. Kështu i ka re...
-
Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit iu vazhdohet paraburgimi
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdi...
-
Ministria e Sveçlës blen mbi 2 milionë euro targa për regjistrim të veturave
Ministria e Punëve të Brendshme në krye me Xhelal Sveçlën së shpejti pritet t...
-
Lansohet projekti e-Twinning, Nagavci: Hapë mundësi të reja bashkëpunimi
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ...
-
Berisha mbetet sërish në arrest shtëpiak
Mesditën e sotme gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi të rrëzojë kërkesën e ra...
-
Çfarë duhet të keni parasysh për goditjen nga i nxehti, si të kuptoni simptomat dhe masat që duhet të merrni
Me mijëra njerëz vdesin çdo vit nga komplikacionet e shkaktuara nga i nxehti ...
-
Vjosa Osmani publikon album me fotografi nga Samiti i Paqes për Ukrainën në Zvicër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar fotografi nga pjesëmarrja n...
-
Daçiq bën thirrje për anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha më 18 qershor se beson që fes...
-
Kryeministri holandez që synon të bëhet sekretar i përgjithshëm i NATO-s ia bën një ofertë të parefuzueshme Orbanit
Kryeministri holandez Mark Rutte ka premtuar t’i japë homologut të tij hungar...
-
Ramadani: Ivan Stoilkoviq është një nga rrezikuesit e paqes në Ballkan, nuk duhet të jetë ministër në qeverinë e RMV
Ish inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka thë...
-
Kurti për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Nuk spekuloj për spekulimet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është përgjigjur lidhur me deklaratat...