Lajme

Kuvendi shkon 1 orë në pauzë, a po rrëzohet qeveria Kurti?

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 25 March 2020

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë njëorëshe.

Në seancën ku pritet të hidhet në votim mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pritet të marrin fjalën edhe 21 deputetë.

Seanca që ka filluar para orës 12:00 ka përplasur LDK-në dhe VV-në, të cilat po e akuzojnë njëra-tjetrën për gjendjen e krijuar.

-Advertisement-

I fundit i cili e pati fjalën ishte Anton Quni, Ministri i Mbrojtjesi qe i bëri një ofertë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit por edhe LDK-së që të shqyrtojnë edhe një herë të gjitha mospajtimet e sipas tij është i sigurtë që do të gjejnë një mënyrë për të vazhduar bashkëpunimin në këto rrethana jo të lehta për Kosovën.

Seanca e Kuvendit fillon përsëri pas një ore, mbetet të shihet se a do të marrin parasysh propozimin e Anton Qunit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera