Lajme

Kuvendi përmbys emrat e kandidatëve të shoqërisë civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 15 January 2018

Kuvendi ka mbyllur shqyrtimin e kandidaturave të Shoqërisë Civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke përmbysur vlerësimin e ONM-së për katër kandidatët në garë. Sipas vlerësimit të Kuvendit, kandidatët të cilët mbeten në garë janë Alfred Balla i vlerësuar me 80 pikë, Andi Muratej 79 pikë dhe Mimoza Qinami 78 pikë, ndërsa është përjashtuar kandidatja Entela Hoxhaj. Ndërkohë, në listën e ONM-së e përmbyllur tre ditë më parë, Hoxhaj renditej e para me 80 pikë, ndërsa Alfred Balla i vlerësuar maksimalisht nga Kuvendi, në rekomandimin e ONM ishte i fundit me 69 pikë.

Kandidatët sipas vlerësimit të Kuvendit:

Alfred Balla – 80 pikë

-Advertisement-

Andi Muratej – 79 pikë

Mimoza Qinami – 78 pikë

Entela Hoxhaj përjashtohet për mospërmbushje të kushteve ligjore

Rekomandimi i ONM: 

Entela Baci (Hoxhaj) – 81 pikë

Andi Muratej – 79.5 pikë

Mimoza Qinami – 79 pikë

Alfred Balla – 69 pikë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera