Lajme

Kuvendi nesër mbanë seancë, ky është rendi i ditës

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 25 May 2022

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë një seancë të re plenare, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë seancë pritet që të bëhet edhe zgjedhja e pesë zëvendësve të avokatit të popullit si dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Seanca do të fillojë nga ora 10:00, dhe ka këtë rend dite:

-Advertisement-

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,

9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera