Lajme

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 14 October 2022

Kuvendi Republikës së Kosovës ka miratuar tri marrëveshje, dy nga to me Bashkimin Evropian dhe me Republikën Federale Gjermane.

Marrëveshjet e miratuara në seancën e sotme plenare janë në fushën e tatimit, doganave dhe bashkëfinancimit për “Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren”.

Marrëveshja e parë e miratuar nga deputetët është për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Fiscalis” të BE-së, për bashkëpunim në fushën e tatimeve. Kjo marrëveshje është miratuar me 86 votat pro të deputetëve.

-Advertisement-

Me po kaq vota është miratuar edhe marrëveshja mes Kosovës dhe BE-së, për pjesëmarrje të Kosovës në programin “Doganat” të BE-së.

Deputetët po ashtu kanë miratuar me 83 vota marrëveshjen e bashkëfinancimit për projektin e “Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizrenit”, mes Kosovës dhe Republikës Federale Gjermane, i cili ka vlerë prej pesë milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera