Lajme

Kuvendi miraton në parim projektligjin për çmimin tavan për produktet elementare

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 27 October 2022

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, shkruan Gazeta Infokus.

Në votim morën pjesë 63 deputetë, ku të gjithë ishin për.

Derisa vota kundër dhe abstenime nuk pati.

-Advertisement-

Kujtojmë në javën e kaluar ky projektligj dështoi të miratohet në mungesë kuorumi, pasi që partitë opozitare e kundërshtuan atë projektligj.

Në diskutimet për këtë projektligj u krijuan debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës.

Ndërkaq, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Qeverinë e Kosovës, Rozeta Hajdari, në javën e kaluar ka thënë se Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore është hartuar për shkak të “rritjes së paarsyeshme të çmimeve bazë dhe ankesave të shumta të qytetarëve, lidhur me rritjen e menjëhershme të çmimeve te të gjitha produktet bazë”.

Sipas saj, ky ligj do të aplikohet në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

“Ky ligj zbatohet ndaj operatorëve ekonomikë që tregtojnë produkte themelore”, ka deklaruar ajo.

Produktet themelore sipas këtij Projektligji janë: drithërat, buka, mielli, orizi, pastat, vaj ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera