Lajme

“Kuvendi më i dobëti deri më sot” – Dakaj: Edhe militantët më të flakët s’kanë qenë të kënaqur

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 06 January 2025

Gazetari Shkëlzen Dakaj ka thënë se kjo legjislatura ka qenë më e dobëta që kemi pasur deri më sot. 

Ai në emisionin “Raport” me Naim Sadikun, ka thënë se edhe militantët më të flaktë të subjekteve politike nuk kanë qenë të kënaqur me përfaqësimin në Kuvend.

“Edhe militantët me të flaktë të subjekteve politike nuk kanë qenë të kënaqur shumë me përfaqësimin që kemi pasur me këtë legjislaturë që është e para që e përfundon mandatin e plotë, megjithatë ka lënë për të dëshiruar në çdo aspekt dhe në çdo nivel puna dhe kontributi i tyre, jo të gjithë por pjesa më e madhe e tyre duke nisur edhe nga ajo se çfarë debate kanë bërë në Kuvend, çfarë iniciativa kanë shtyrë përpara, çfarë kanë qenë kërkesat e tyre, cilat kanë qenë premtimet e tyre që kanë me i bë, d.m.th kemi pasur një prej Kuvendeve më te dobëta prej legjislaturave që i kemi pasur deri më sot”, ka thënë Dakaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera