Lajme

Kuvendi mblidhet prapë për shkarkimin e Aida Dërgutit

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 01 June 2018

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdoj sot në orën 13:00.

Rendi i ditës do të përbëhet nga pikat e papërfunduara në datat 26 prill, 3 maj dhe 30 maj, shkruan GazetaFokus.com.

E në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shkarkimi i nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Aida Dërgutit.

-Advertisement-

Lexo edhe: Kuvendi sot do të votoj për shkarkimin e Aida Dërgutit

Më poshtë mund të gjeni të plotë rendin e ditës.

I.  Vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara më 16, 17, 18, 20 dhe 26 prill 2018:

6.      Votimi i Propozim-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës,

7.      Votimi i rekomandimeve nga  Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP LDK-së, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,

8.      Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP i PSD, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,

9.    Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.

II.  Vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara më 3 maj 2018:

1.      Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim,

2.      Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, znj. Aida Dërguti,

3.      Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës.

III. Vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara më 30 maj 2018:

5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017,

11. Votimi i Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me të drejtat e punëtorëve dhe adresimin e papunësisë në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së GP të LVV,

  1. Debat parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre, sipas kërkesë së deputetit Visar Ymeri, mbështetur edhe nga 11 deputetë,
  1. Debat parlamentar në lidhje me kartonin e gjelbërt, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë,​
  1. Debat parlamentar në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare, sipas kërkesës së deputetit Fidan Rekaliu, mbështetur edhe nga 5 deputetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera