Kuvendi mbetet i bllokuar, partitë pa marrëveshje për zhbllokimin e krizës
Autori: Gazeta inFokus
22:22 | 09 August 2026
Bllokada politike po vazhdon edhe pas skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Legjislaturës së njëmbëdhjetë. Deputetët nuk arritën ta përmbyllin procesin brenda 7 gushtit, ndërsa partitë politike vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për mënyrën e tejkalimit të krizës. Analistët paralajmërojnë pasoja serioze për funksionimin e institucioneve, ndërsa nga IKD thonë se vendi tashmë po shkon drejt zgjedhjeve të reja
Deputetët e zgjedhur me votë të popullit nuk arritën ta konstituojnë plotësisht Legjislaturën e njëmbëdhjetë, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, më 7 gusht.
Partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar kohë shtesë për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike lidhur me presidentin e ri të vendit. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca po kërkojnë konstituimin e Kuvendit.
Analisti politik Artan Muhaxhiri e vlerëson situatën si jashtëzakonisht të rëndë dhe shqetësuese, duke e krahasuar me bllokadën politike të vitit të kaluar. Sipas Muhaxhirit, edhe kësaj radhe Gjykata Kushtetuese mund të jetë institucioni që do t’i japë epilog situatës së krijuar, pasi partitë politike nuk po arrijnë të gjejnë një zgjidhje.
“Sigurisht, edhe herën e kaluar, prapëseprapë, adresa e vetme për t’i dhënë një epilog kësaj situate do të jetë Gjykata Kushtetuese, sepse partitë politike janë të paafta dhe të papërgjegjshme për ta arritur vetë një zgjidhje të pranueshme. Ndaj, sigurisht, edhe kësaj radhe, Gjykata Kushtetuese do të jetë e detyruar të sjellë një vendim, i cili, pikërisht për shkak të kësaj papërgjegjshmërie politike, do të krijojë edhe një precedent negativ për shtetin e Kosovës”, deklaron Artan Muhaxhiri.
Muhaxhiri thotë se moszgjidhja e situatës do ta dëmtonte edhe më tej imazhin e Kosovës, ndërsa si mundësi politike për tejkalimin e krizës e sheh kompromisin rreth postit të presidentit.
“Nëse kjo çështje nuk adresohet në shkallën përfundimtare, do të bëhemi gazi i botës, sepse për herë të parë do të kemi një situatë bllokimi ku palët jo vetëm që nuk gjejnë mundësi, por nuk i kuptojnë as hapësirat ligjore që do të ndihmonin për të arritur drejt një zgjidhjeje adekuate. Kjo do të ishte mjaft shqetësuese dhe do të ishte shkatërruese për imazhin e shtetit të Kosovës. Politikisht ekziston vetëm një mundësi: që posti i presidentit t’i takojë partisë që ka dalë e para në zgjedhje, sepse kjo është e vetmja mundësi për ta zhbllokuar situatën. Por, aktualisht, duhet të ketë një kompromis nga z. Kurti dhe nga partia e tij që të shkohet me këtë opsion. Të gjitha opsionet e tjera janë vazhdim i bllokadës dhe vazhdim i krizës në të cilën jemi aktualisht”, potencon Muhaxhiri.
Ndërkohë, situatën e ndërlikuar politike e kanë komentuar edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Sipas IKD-së, vendi tashmë po shkon drejt zgjedhjeve të reja, por edhe një proces i ri zgjedhor mund të prodhojë një tjetër ngërç politik.
“Shkuarja në zgjedhje të reja rrezikon të prodhojë një tjetër ngërç politik. Dhjetëra institucione dhe organe kolegjiale mbeten të paplotësuara për shkak të mungesës së emërimeve nga Kuvendi dhe Qeveria. Si pasojë, një pjesë e tyre janë të paralizuara, një pjesë funksionojnë me kapacitete të kufizuara, ndërsa disa nuk kanë fare borde ose drejtues me mandat të plotë. Sipas vlerësimeve tona, janë të paktën 24 institucione që preken nga kjo situatë. Kjo dëmton funksionimin normal të shtetit, cenon sundimin e ligjit dhe dobëson integritetin institucional të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Naim Jakaj nga IKD.
Bllokada institucionale po e lë vendin përballë një situate të pasigurt politike, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje për tejkalimin e krizës. /RTK/

T� tjera
-
Kurti takon Serwerin: Sfidë koha, që s’mjafton për këshillat dhe mendimet e vlefshme të profesorit
Kryeministri Albin Kurti është takuar me profesorin dhe ish-diplomatin amerik...
-
Ekstradohet nga Kosova në SHBA i dyshuari për krime kibernetike
Një shtetas i Kosovës është ekstraduar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të A...
-
Tri protesta sot në Prishtinë, në rrugë organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, punëtorët e KEK-ut dhe studentët
Sot në Kosovë do të mbahen tri protesta, ku organizatat për mbrojtjen e fëmij...
-
Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it
Kosova renditet ndër pesë vendet me rezultatin më të lartë në Evropë në Indek...
-
Paralajmërime për erëra të forta në Kosovë, IHK dhe institucionet apelojnë për kujdes – këto janë rekomandimet
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pritet të ketë...
-
Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Gjykatën Speciale
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot dy seanca plenare, në të cilat do të sh...
-
BE-ja nuk do të nisë bisedimet për marrëdhënie afatgjata me Britaninë
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian rrezikojnë të hyjnë në një tjetër peri...
-
Fehmi Hoti pret në takim ambasadorin britanik, diskutohet mbështetja për Policinë e Kosovës
U. D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi HOTI, me b...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet e viteve 1998/99 në Kosovë
Eurodeputeti belg, Michel De Maegd, ka kritikuar ashpër interpretimin e një k...
-
Investitorët japonezë shqyrtojnë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe krijimi i mundësive të reja për invest...































