Kuvendi kërkon të hetohen të gjithë anëtarët e bordeve publike
Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 04 December 2017
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media sot kanë kërkuar nga Agjencia Kundër Korrupsion dhe prej Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës që për të gjitha bordet e agjencive të pavarura dhe të ndërmarrjeve publike në Kosovë të cilat janë zgjedhur nga Kuvendi dhe nga Qeveria të verifikohen për konflikt interesi që mund të kenë anëtarët e tyre.
Kryetari i këtij Komisioni Nait Hasani, ka thënë se ka anëtarë të bordeve që marrin nga tri paga për një muaj në mënyrë jo të ligjshme, dhe kjo sipas tij, duhet parandaluar.
Edhe Shqipe Pantina është pajtuar me këtë kërkesë dhe ka thënë që mos të lejohet në asnjë mënyrë që të keqpërdoret paraja publike nga zyrtarë të angazhuar me nga dy -tre pozita.
Deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku, ka thënë se të gjithë janë të thirrur si deputet që ta ruajnë buxhetin e Kosovës, dhe ka shtuar se nuk ka nevojë t’ia falin askujt shkeljet ligjore.
Milaim Zeka , nga Nisma tha se janë edhe dy anëtarë të bordit që po shkelin ligjin dhe kanë konflikt interesi, edhepse nuk i ka përmendur emrat.
Kjo kërkesë ka ardhur sipas Nait Hasanit, me arsyetimin se kuvendi ka filluar me një shkarkim nga pozita gjatë javës së kaluar, ku në seancën e kaluar të Kuvendit deputetët kanë shkarkuar Mimoza Pllana-Hasanin nga Bordi i RTK-së për shkak të konfliktit të interesit.
Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media sot ka diskutuar edhe për projektligjin për kryeqytetin e Kosovës. Anëtarët kanë caktuar ditën e hënë të javës së ardhshme dëgjimin publik në orën 13:00 për Projektligjin për Prishtinën. Në këtë mbledhje Komisioni ka proceduar në Qeveri edhe Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...