Lajme

Kuvendi i Shqipërisë miraton Rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 21 July 2022

Miratohet me vota unanime Rezoluta kundër raportit Dick Marty-t i propozuar nga Partia Socialiste. Kanë qenë 125 vota pro rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t.

Po ashtu në Kuvend me 125 vota është votuar pro Projektligji “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Me 126 vota pro projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zviceriane, për mbrojtjen shoqërore”.

-Advertisement-

Ndërsa projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” është miratuar pasi u votua me 76 vota pro, 44 kundër dhe 2 abstenime.

Me 80 vota pro, kundër 45, abstenim 1 projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë” në Republikën e Shqipërisë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera