Lajme

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton propozimin francez, i hapet rruga nisjes së negociatave me BE-në

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 16 July 2022

Me 68 vota pro, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin francez për heqjen e vetos bullgare.

Në këtë mënyrë i hapet rruga nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Ishin 68 deputetë që votuan pro miratimit të këtyre konkluzioneve, ndërsa në momentin e votimit deputetët e VMRO-DPMNE-së braktisën sallën.

-Advertisement-

Miratimi i propozimit përkthehet në zhbllokimin e rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe zgjidhje e çështjeve të hapura ndër vite me Bullgarinë.

Sakaq, jashtë objektit të Kuvendit në Shkup aktualisht po vijojnë protestat nga simpatizantë të VMRO-DPMNE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera