Lajme

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës

Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 09 December 2022

Kuvendi i Kosovës edhe sot do të mblidhet në një seancë plenare.

Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, raporton RTKlive. Kuvendi ka në rend ditë edhe këto pika: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shenjëstruara, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, formimi i Komisionit Ad-hoc për hartimin e Projektligjit për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zyrtarët publik, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pagat në sektorin publik, votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Konfliktet Administrative, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ekspertët Gjyqësor, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike, shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave, formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar, zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave dhe zgjedhja e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera