Lajme

Kuvendi i Kosovës nesër me seancë të veçantë

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 23 March 2022

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se të enjten do të mbahet një seancë e veçantë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo seancë mbahet për shkak të shënimit të 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Seanca do të fillojë nga ora 11:00, dhe mbahet në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

Po ashtu seanca do të vazhdojë edhe nga ora 13:00 me këtë rend të ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Debat parlamentar për politikën e jashtme,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në
çështjet civile,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,

9. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L- 014 për Infrastrukturën Kritike,

10. Shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020,

11. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

12. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,

13. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera