Lajme

Kuvendi i Kosovës anulon tenderin 20 mijë eurosh për mbjellje të luleve në prag të dimrit

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 17 October 2022

Edhe pse në korrik të këtij viti Kuvendi i Kosovës kishte ndarë një shumë prej 20 mijë eurosh për të mbjellë e zbukuruar oborrin e Kuvendit me lule dhe bimë të tjera, kjo gjë nuk do të ndodhë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo për shkak se pas tre muajsh verë, Kuvendi ka vendosur që të anulojë këtë tender, shkruan Gazeta Infokus.

Publikimi i njoftimit për tender u bë në korrik të këtij viti e ku thuhet se do të bëhej furnizimi me lule dhe bimë të tjera për oborr, e që shuma që do të shpenzohej nga buxheti i shtetit ishte në vlerë prej 20 mijë eurove.

-Advertisement-

 

Afati i fundit për pranimin e tenderëve ishte data 23 gusht 2022 e që pas kësaj ishte planifikuar edhe një takim për hapjen e tenderit. Madje kohëzgjatja për këtë tenderë ishte gjithsej 60 ditë e që do të bëhej edhe sigurimi i tenderit në vlerë prej 1 mijë eurove.

Edhe pse ishin gjithsej 3 tenderë të pranuar asnjëra nga kompanitë nuk e mori tenderin për të zbukuruar me lule e gjelbërim oborrin e Kuvendit deri sa u vendos që në këtë muaj të ndërpritet tërësisht ky tender e duke bërë kështu që ato 20 mijë të mos shpenzohen nga buxheti i shtetit.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera