Lajme

Kuvendi hapë dyert për diasporën

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 18 May 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në një takim përfaqësuesit e diasporës shqiptare, shkruan Infokusi.com.

Gjatë takimit Veselit tha se diaspora ka një rol shumë të rëndësishëm në shtet ndërtimin e Kosovës.

‘Që nga Rilindja Kombëtare e deri në ditët e luftës për çlirimin e Kosovës, të gjitha projektet e mëdha të kombit tonë kanë filluar në mesin e diasporës sonë. Pa diasporën, Kosova sot nuk do të ishte këtu ku është. Sot, ajo është shtyllë e ekonomisë dhe shtetit të Kosovës, prandaj shteti i Kosovës ka obligime të mëdha ndaj bashkatdhetarëve tanë, kudo që ata jetojnë e punojnë nëpër botë. Ne kemi një diasporë që rrallë ndonjë popull në botë e ka. Lidhjet e saj me vendlindjen janë të fuqishme, por sot rrethanat kanë ndryshuar. Nevojat janë të tjera: tjera sfida kemi përpara dhe kjo nënkupton edhe qasje të reja.’, ka thënë Veseli

-Advertisement-

Ai ka shtuar gjithashtu se Kosova mund të përfitoj shumë nga diaspora përmes një komunikimi praktik.

‘Diaspora jonë përbën një potencial të madh, nga i cili mund dhe duhet të përfitojë Kosova. Kjo mund të arrihet duke ndërtuar komunikim praktik institucional me njerëzit tanë në diasporë, me idetë e tyre dhe me potencialin e tyre investiv’, ka thënë Veseli.

Kjo vizitë e përfaqësueseve të diasporës në Kosovë po bëhet në kuadër të konferencës “Diaspora flet”. Konferenca do të qëndroj e hapur deri më 20 maj 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera