Lajme

Kutitë e votimit shkojnë edhe në shtëpitë e personave të infektuar me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 17 October 2021

Hapësirat e Fakultetit të Edukatës Fizike mëngjesin e sotëm janë shfrytëzuar për t’u bërë përgatitjet e tri ekipeve mobile të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të cilët do shkojnë në shtëpitë e qytetarëve të Prishtinës që janë të infektuar me COVID-19 dhe të cilët për shkak të masave kufizuese nuk mund të dalin për të votuar në qendrat e votimeve.

Për zgjedhjet lokale të 17 tetor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka angazhuar 87 ekipe mobile me gjithsej 348 anëtarë.

Krahas anëtarëve të KQZ, çdo ekip ka edhe një mjek dhe nga një policë.

-Advertisement-

Në çdo kuti votimi krahas materialeve zgjedhore sensitive ishin vendosur edhe maska, doreza dhe dezinfektues.

Valentina Demolli-Koliqi, trajnere e Komisionit Komunal Zgjedhor në Prishtina e cila tha se pasi ka rënë numri i rasteve pozitive edhe numri i atyre që duan të votojnë është më i vogël krahasuar me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

“Këto ekipe përgatiten për të shkuar dhe për t’iu mundësuar të drejtën e votës për shkak të pamundësisë për të dal në vendvotime të rregullta. Në komunën e Prishtinës si në gjithë Kosovën ka rënë numri i të infektuarve në këto zgjedhje nuk është i lartë numri i personave votuesve të interesuar për të votuar, sikurse në zgjedhjet e kaluara ka një numër relativisht të ulët, ekipet janë të përgatitura në tërësi për të ofruar komplet të drejtën e votës nëpër shtëpitë e personave të infektuar me Covid-19….ekipet që do prezantojnë me COVID-19, ka edhe një anëtar të katërt që është punonjës shëndetësor, ka disa detyra dhe përgjegjësi”, tha ajo.

Krahas ekipeve mobile për COVID, në Fakultetin e Edukimit i bënë përgatitjet edhe ekipet mobile që do të mundësojnë votimin e të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe atyre të shtrirë nëpër klinikat e QKUK-së dhe Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Ekipet mobile për votim të të infektuarve me COVID-19 u praktikuan edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Në zgjedhjet lokale që po mbahen sot të drejtë vote kanë 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Ndërsa, numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Ndërkaq, numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është: 15 mijë e 532 votues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera