Kushtetuesja do të kremtojë jubileun e 10-të të Vitit Gjyqësor
Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 23 October 2019
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të kremtojë jubileun e 10-të të Vitit Gjyqësor me një ceremoni solemne, që do të organizohet në Prishtinë.
Ceremonia do të fillojë në orën 17:00 dhe në të do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, përfaqësuesit e akredituar të misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare në vend, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Gjykata Kushtetuese e Kroacisë, Gjykata Kushtetuese e Turqisë, Gjykata Kushtetuese e Republikës Çeke, Gjykata Kushtetuese e Portugalisë, Gjykata Kushtetuese e Luksemburgut dhe Gjykata Kushtetuese e Maltës.
Pjesëmarrës në ceremoninë e përvjetorit jubilar të Gjykatës Kushtetuese do të jetë edhe juristja me nam ndërkombëtar dhe njëherësh përfaqësuesja e Republikës së Irlandës në Komisionin e Venecias, znj.
Grainne McMorrow, si dhe drejtori për çështje ndërkombëtare i Shoqërisë Federale Amerikane për Studime të Ligjit dhe të Politikave Publike, z. Jim Kelly.
Me fjalim rasti, pjesëmarrësve në këtë ceremoni do t’i drejtohen kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, përfaqësuesja e Republikës së Irlandës në Komisionin e Venecias, znj. Grainne McMorrow dhe ish-gjyqtarja ndërkombëtare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, znj. Snezhana Botusharova.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...
-
Haradinaj: Fatmir, po i vie era fitore – anëtarësimi në NATO në vitin e parë të qeverisjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalici...
-
Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është kun...
-
Vrạsja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komento...
-
Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të s...
-
Deputeti gjerman: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dia...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Java që po hyjmë pritet që të jetë me mot me diell e vranërisa. Nuk përjashto...
-
Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale
Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...
-
Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart ...
-
Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një i...