Kush do ta zëvendësojë Albert Bunjakun?
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 06 November 2017
FFK ende nuk ka një emër për stolin e Kombëtares, pas largimit të Albert Bunjakut. Fadil Vokrri i ka thënë Gazetës Express se nuk ka asgjë të re lidhur me këtë temë dhe se janë duke shikuar për opsionin më të mirë.
Kosova është në kërkim të një trajneri të ri, i cili do të drejtonte Kombëtaren në futboll në fazën kualifikues e për Euro 2020, pasi me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë kontratën e trajnerit Albert Bunjaku.
Deri me tani janë përmendur shumë emra të trajnerëve shqiptar dhe atyre të huaj. Thuhej se emrat më të mundshëm për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës ishin slloveni, Sreçko Katanec dhe turku, Fatih Terim.
Por, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka thënë për Gazetën Express se nuk ka ende asgjë të re në këtë drejtim.
“Nuk ka asgjë të re, jemi duke shikuar për opsionet më të mira, nuk mund të them asgjë më shumë”, u përgjigj ai.
I pyetur për emrat e lartpërmendur si zëvendësues të Bunjakut, por edhe për italianin Rodolfo Vanoli e gjermanin Lothar Mathaus, që gjithashtu janë përmendur për stolin e Kombëtares, Vokrri u përgjigj: “Nuk mund të them asgjë, janë emra që janë shpikur nga mediat”.
Kujtojmë se Kombëtaren në miqësoren me Letoninë do ta udhëheqin dy trajnerët kosovarë, Muharrem Sahiti dhe Genc Hoxha, të cilët ishin ndihmës të Albert Bunjakut.
Të tjera
-
Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat, i kapim shkumsat e shohim a je në fitim a në humbje
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin ...
-
Hashani: Gripi që po qarkullon në Kosovë është më i vështirë se të tjerët
Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e num...
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...
-
ShBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës
Departamenti Amerikan i Financave ka vendosur sanksione ndaj Industrisë Serbe...
-
Hamza premton: Me bursa dhe subvencione, do rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive
Gjatë ditës së premte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri ...
-
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, flasin për bashkëpunimin ShBA-Kosovë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Sh...
-
Trump dënohet nga Gjykata e Nju Jorkut
Gjykata ka dhënë këtë të premte vendimin për presidentin e zgjedhur të Sh...
-
Takimi mes Trumpit dhe Putinit po përgatitet
Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka thënë se mund t'i japë fund luftës n...
-
Policia me plan operativ për zgjedhje, këto janë masat që kanë marrë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka hartuar urdhrin operativ policor për...
-
Ambasada e SHBA’së: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u dakorduan për inicimin e dialogut strategjik mes dy vendeve
Ambasada amerikane ka njoftuar për vizitën e sotme të zëvendëssekretarit amer...