Lajme

Kush po i udhëheqë serbët që bllokuan rrugën në Jarinjë?

Autori: Doresa Geci 11:47 | 21 September 2021

Kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në pikën në Jarinjë është bllokuar nga serbët.

Kjo pas vendimit të Qeverisë Kurti për reciprocitet me targa, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, pas këtyre personave që janë barrikaduar në rrugën në Jarinjë qëndrojnë autoritete serbe.

-Advertisement-

Lexo edhe: Çfarë pritet të diskutohet në Këshillin e Sigurisë në Serbi pas situatës në veri të Kosovës, flet eksperti i sigurisë

Madje, sipas Ibishit, gjithçka që po ndodhë në veri është e organizuar nga ministri për Komunitete dhe Kthimi, Goran Rakiq, i cili është duke zbatuar urdhëratë e presidentit serb, Aleksander Vuciq.

“Kjo shihet qartë se ministri për Komunitet dhe Kthim, Rakiq qëndron në krye të tyre dhe ai po i udhëheq ato protesta. Do të thotë që janë deri në atë masë të instrumentalizuar që çdo veprim e bëjnë duke protestuar e duke bërë bllokada. Pra gjithçka është e dirigjuar prej regjimit të Beogradit. Pra çdo veprim që po bëhet në Jarinjë është nën orkestrim e Vuçiqit dhe Beogradit”, deklaroi Ibishi për Inofkus.

Mëngjesin e së martës një numër i automjeteve të policisë së Serbisë janë vendosur në kufirin më Kosovën.

Qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës që çdo veturë që hynë nga Serbia të pajisen me targa të përkohshme RKS./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera