Çfarë pritet të diskutohet në Këshillin e Sigurisë në Serbi pas situatës në veri të Kosovës, flet eksperti i sigurisë
Autori: Doresa Geci
11:32 | 21 September 2021
Autoritet kosovare duhet të kenë kujdes nga provokimet e serbëve.
Kështu është shprehur njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi në një prononcim për Gazetën Infokus.
Sipas tij, Kosova është vetëm duke vënë në zbatim një masë të cilën Serbia e kishte venë më herët.
“Kjo nuk ka të bëjë më kufizimin e lëvizjes së lirë, por përkundrazi përcakton masat që janë minore reciproke në krahasim me masat që ka vendosur Serbia. Tash reagimi i serbëve ka bërë që të bllokohen rrugët edhe kjo besoj që nuk do të zgjasë shumë, por na duhet të jemi të vëmendshëm, sepse regjimi serb do të shfrytëzoj këtë, ata edhe kanë thirrur mbledhjen e Këshillit Sigurisë”, ka deklaruar Ibishi për Infokus.
Madje, sipas tij, as bashkësia ndërkombëtare nuk është duke i gjykuar drejtë veprimet e Serbisë ndaj Kosovës.
“Ata e kanë lajmëruar edhe bashkësinë ndërkombëtare me këto çështje dhe bashkësia ndërkombëtare nuk po sillet korrekte në këto raport, sepse ajo nuk po reagon kur është koha, kur ata i bëjnë këto masa, ndërsa në reciprocitet , në kthimin e masës atëherë ata po reagojnë”, u shpreh ai.
Ibishi pret që në takimin Këshillit të Sigurisë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të përhap propaganda të ndryshme të cilat kanë për qellim të paraqesin si në rrezik jetën e qytetarëve serbë në Kosovë.
“Kështu që nga takimi i sotëm në Këshillin e Sigurisë unë pres që Vuçiqi do t’i ngreh çështjet të cilat serbet i dinë, t’i ngreh ato edhe në nivel ndërkombëtar. Ata janë të interesuar që opinionin e vetë në Serbi ta bindin përmes shpifjeve që kinse qytetarët e komunitetit serb po rrezikohen në Kosovë. Edhe tjetra, ata synojnë t’i bëjnë presion ndaj Kosovës. Vuçiqi e di shumë mirë deri ku është kufiri. Këto masa i merr për opinion të brendshëm”, deklaroi ai për Infokus.
Ndryshe që nga dita e hënë, Kosova ka venë në zbatim vendimin për reciprocitet me targa.
Qeveria ka marrë vendim që automjete që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovës, obligohen të pajisjen me targa të përkohshme./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































