Lajme

Kush po angazhohet që Thaçi ta takoj Trumpin?

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 07 June 2018

Mbledhësi i fondeve për presidentin amerikan Donald Trump, Brian Ballard, ka lobuar personalisht te ai në emër të qeverisë së Kosovës gjatë prillit.

Ballard kishte folur shkurtimisht me Trump-in për marrëdhëniet me Kosovën dhe e kishte përmendur kërkesën e ambasadores së Kosovës, Vlora Çitaku, që Trump të takohej me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, sipas një dokumenti të Departamentit të Drejtësisë, shkruan Politico.

“Kjo ishte një pjesë e shkurtë e një bisede të shkurtë, por kërkesat për publikim kërkojnë nga ne që ta raportojmë këtë takim të shkurtë”, ka thënë Ballard në një intervistë.

-Advertisement-

Takimi kishte ndodhur më 20 prill, përderisa Trump po e kalonte javën në Mar-A-Lago.

Prezentë ishin edhe Johnny DeStefano,  top ndihmës i Trump-it, Johnny DeStefano, si dhe gjeneral-lejtnanti i pensionuar, Keith Kellog, i cili tani është këshilltar për siguri kombëtare i zëvendëspresidentit, Mike Pence.

Lobuesve që përfaqësojnë qeveri të huaja ose parti politike iu kërkohet me ligj që ta zbulojnë se për kë po lobojnë, për dallim nga ata që i përfaqësojnë interesat e brendshme.

Përderisa anëtarë të Kongresit dhe zyrtarë të administratës shfaqen rregullisht në raportime të tilla, është e pazakontë për një president që ta bëjë këtë. Por Ballard, i cili e kishte hapur një zyre në Uashington pas zgjedhjes së Trump-it, ka ndërtuar një reputacion si njëri nga pak lobuesit që gëzon një raport personal me presidentin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera