Rozë

Kush nga banorët e BBV ka fituar më shumë ndjekës në “Instagram”?

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 16 February 2024

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës? Ndiqini më poshtë…

Aktori Julian Deda, në ndryshim nga java e kaluar ku nuk kishte pësuar ndryshime në numrin e ndjekësve, këtë herë ai ka fituar 3 mijë ndjekës më shumë. Nga 438K, tani numëron 441K.

Roza Lati ka shtuar 2 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 825K

-Advertisement-

Shumë e komentuar në rrjet është dhe Ilnisa Agolli. Që nga java e kaluar, gazetarja ka shtuar plot 9.9K në numrin e ndjekësve. Ilnisa që kur ka hyrë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka qenë mjaft e afërt me një tjetër banor, Meriton Mjekiqin. Ky i fundit ka fituar 6 mijë ndjekës brenda kësaj jave.

Njësoj me rritje si javën e kaluar, edhe këtë herë Vesa Smolica rezulton me një numër të shtuar, më saktësisht me 6.8K më shumë. Këtë javë ajo numëron 56.6K.

Rike Roçi ka fituar plot 9 mijë ndjekës dhe tani numëron 132K.

Po ashtu Heidi Baci rezulton me një numër të madh rritje, prej plot 18.9K. Kujtojmë se Heidi po komentohet shumë për një romancë me Romeo Veshaj. Ashtu si Heidi, edhe ky i fundit ka shtuar shumë ndjekës këtë javë, plot 24K dhe tani ka 319K ndjekës.

Sara Gjordeni, e cila po shijon një lidhje me reperin Bardhi brenda shtëpisë, këtë javë ka fituar 3 mijë ndjekës, duke numëruar tashmë 70K në “Instagram”.

Po ashtu shumë e komentuar në rrjet dhe pjesë e shumë debateve të forta brenda shtëpisë, është dhe Erjola Doçi. Këtë javë ajo ka fituar 5 mijë ndjekës më shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera