Kush janë tre personat që sipas avokatit të familjes Dehari, i kanë çelësat për hyrje në IML
Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 21 February 2023
Avokati Tomë Gashi, përfaqësues ligjor i familjes Dehari, ka thënë se vetëm tre persona kanë qasje në dhomën e mostrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Në një deklarim në Radio Televizionin e Kosovës të hënën në mbrëmje, avokati Gashi ka deklaruar se nuk qëndrojnë pretendimet e deputetit Haki Abazi se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Albulena Haxhiu janë të përfshirë në zhdukjen e mostrave të rastit të Astrit Deharit.
“Këto janë përralla të tij. Janë përralla të tij”, tha Gashi, teksa hodhi poshtë pretendimet e deputetit Abazi për përfshirjen e Kurtit dhe Haxhiut në zhdukjen e mostrave.
“Vetëm tre persona janë që i kanë çelësat për të hy në dhomën e Ata janë suspendu, por është një komision tjetër që i ka rikthyer në punë. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me Ministrinë e Drejtësisë”, deklaroi Gashi.
Gashi tha se “ata tre persona mund të jenë fajtor, mund të mos jenë fajtor”.
“Por, unë nuk mund ta bëjë rolin e prokurorit. Atë duhet ta hetojë prokurori. Zhdukja e mostrave është vepër penale”, tha Gashi.
Ministria e Drejtësisë kishte njoftuar më 8 dhjetor se ka pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, raporton Paparaci.
Vendimi, thuhej se ishte marrë pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Denoncimin e kishte bërë publikisht ministrja Haxhiu, me anë të një konference të jashtëzakonshme për media.
Por, siç raportoi Paparaci të dielën, katër zyrtarët e suspenduar nga puna në IML: Nardi Sheqergjiu, Flutura Goga, Anila Lakna dhe Ilirjana Shala, janë rikthyer në punë javën e kaluar.
Të tjera
-
Lista e PS-së për zgjedhjet – Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët
Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS-së i ka gjetur të pasigurt...
-
Nndërpritet energjia elektrike në disa qytete të Shqipërisë
Disa qytete të Shqipërisë kanë mbetur pa energji elektrike këtë të diel. Bëhe...
-
Trump për Melonin: E ‘pushtoi’ Evropën
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një takim me presidentin e zg...
-
Evropa bëhet gati për ‘ngricat siberiane’
Një pjesë e madhe e Europës pritet të përfshihet nga ngricat siberiane, duke ...
-
E ardhmja e NASA-s e lidhur ngushtë me firmat komerciale hapësinore
Administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili merr drejtimin e ...
-
Deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova
Pritjet për të dalë nga Kosova po vijojnë deri në 3 orë në pikën kufitare në ...
-
Kushtetuta dhe vendimet gjyqësore u njohin të drejtën në dy pensione, shteti i detyron të heqin dorë
Tash e sa vite të drejtat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës p...
-
Dosja Partizani/ Berisha nesër përballë SPAK
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për të...
-
Bastiset shtëpia e një personi në Pejë – ja çka gjeti policia
Një patrullë policore e Pejës derisa ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Mbre...
-
Kosova importoj 302 milionë euro mallra nga Shqipëria
Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga ...
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë, dyshohet për gripin e shpendëve
Shpendë të ngordhur janë konstatuar në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e...
-
Numri i votuesve më i madh se i banorëve në Kosovë, KQZ tregon arsyen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën li...