Rozë

Kush janë dy personat që kanë ndryshuar jetën e Dojna Memës

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 14 August 2020

Moderatorja e njohur, Dojna Mema është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar, sidomos për grupmoshat e reja që e ndjekin atë edhe përmes rrjeteve sociale.

Ajo është shumë aktive në Instagram ku edhe ka treguar se është shumë e lidhur me gjyshen e saj. Tashmë që i ka hapur edhe një profil të sajin në Instagram nuk ka njeri që nuk e njeh gjyshen e Dojnës.

Së fundmi Dojna ka postuar fotot e dy zonjave që e mësuan të jetë grua. Jo çupë e vajzë e përkëdhelur, por grua. Dhe ato janë gjyshja dhe nënë Balja.

-Advertisement-

“Këto dy Zonja(motra) më kanë mësuar se ç’do të thotë të jesh Grua! Jo çupë, as vajzë përkëdhelake, por Grua! Gjyshja ime më vendosmërinë e një 17 vjeçareje që ja del të bëjë Universitet pa mama e baba, të bëjë karrierë, të ngulë këmbë fort derisa t’ia dalë, pa i rene shkurt. E ndërsa Nëna Balja me thjështesinë me të sinqertë, teksa më zgjat paratë që kursen nga pensioni dhe më thotë: Merri të lutem, se mua më mbushet shpirti plot kur jap, jo kur marr. Bli nga ato fustanet e bukura që vesh ti. Këto dy Zonja nuk ankohen një herë, nuk gjykojnë kurrë, nuk dorëzohen, nuk kërkojnë, nuk peshojnë! Keto dy Zonja më kanë mësuar se ç’do të thotë të jesh Grua!”- shkruan ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera