Lajme

Kush ishte komandant i brigadës “Hasan Prishtina”?

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 17 August 2018

Afro 16 vjet pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Agim Çeku me shokë, në një zyrë në katet e larta të Qeverisë së Kosovës e formuan edhe një brigadë ushtarake.

Por ende nuk dihet se kush ishte komandant i saj.

Gazeta inFokus, ka provuar të marr një përgjigje nga përfaqësuesit e ish ushtarëve të UÇK-së se kush e drejtonte brigadën e re, por asnjë nuk kanë pranuar të flasin.

-Advertisement-

As ish komandantët e as zyrtarët e organizatave të dala nga Lufta nuk japin përgjigjigje për komandantin inekzistent. As, për brigadën “Hasan Prishtina” nuk ishte dëgjuar deri në vitin 2016.

Por, ajo duhej shpikur për të arsyetuar futjen në listë të disa veteranëve të UÇK-së që nuk luftuan kurrë, shkruan inFokus. Ndërkaq, zona ku supozohej se kishin operuar afro 4000 mijë ushtarë sa zë brigade ishte Drenica.

Kështu tregojnë transkriptimet e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit dhe pjesëtarëve të UÇK-së në zonën operative të Drenicës, pjesë e aktakuzës së ngritur nga prokurori Elez Blakaj./inFokus/

Lexo edhe: Veteranët e “Hasan Prishtinës”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera