Lajme

Kush ishte Arzana Kraja vajza që humbi jetën

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 13 November 2019

Mëngjesin e sotëm policia ka konfirmuar se ka gjetur një trup të pajetë në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Trupi i gjetur ishte i regjisores Arzana Kraja.

E kush ishte Arzana Kraja?

-Advertisement-

Ajo ishte vajza e Mehmet Krajës i cili njihet si gazetar dhe aktualisht kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve.

Arzana Kraja edhe pse vdiq në moshë të re la mbrapa saj një punë të mrekullueshme në kinematografinë kosovare.

Ajo ishte regjisore e një prej filmave më të njohur të prodhuar në Kosovë “Fusha e Mëllenjave.

Po ashtu ajo ishte regjisore e shumë nga serialet e “Kafeneja jonë” që deri para ndërprerjes së tij ishte njëri ndër serialet vendore më të shikuar./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera