Lajme

Kush është shqiptari që grabiti dyqanin e diamanteve në Maltë. Policia i publikon foton

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 08 October 2017

Një i ri shqiptar po kërkohet nga policia e Maltës, si autor i grabitjes së armatosur të një dyqani bizhuterish, në Sliema.

Ai është identifikuar si Ramazan Hysa. Policia e Maltës i publikoi atij edhe foton. Ajo u adresoi një apel qytetarëve që të njoftojnë nëse kanë dijeni për vendndodhjen e tij, në numrat 119/ 21 224001 ose Distriktin Sliema në 2294 3351.

Ramazan Hysa.

-Advertisement-

Grabitja ndodhi të enjten në kompleksin Tigne. Dy persona të armatosur sulmuan shitësin e  dyqanit dhe një punonjës sigurie me një shotgun dhe një sëpatë dhe arritën të merrnin sasi të mëdha sendesh me vlerë, mes tyre edhe diamante. Ata kishin vënë maska dhe paruke. Pas grabitjes u larguan me një makinë të bardhë, të cilën e braktisën disa kilometra larg qytetit. Ndaj grabitësve është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Mediat vendase njoftojnë se policia ka marrë masa që grabitësit të mos largohen nga ishulli. /Lapsi.al

Ramazan Hysa Malte

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera