Lifestyle

Kush është në vend të 1? Ju njohim me gratë më të fuqishme në botë gjatë vitit 2022!

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 07 December 2022

Revista prestigjioze “Forbes” ka shpallur së fundmi listën me 100 gratë më të fuqishme në botë.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka kryesuar listën si gruaja më e fuqishme në botë. Von der Leyen, e zgjedhur në vitin 2019, administron më shumë se 300 miliardë dollarë në vit të BE-së dhe punon për të arritur konsensus me 27 udhëheqësit e Shteteve që përfaqësojnë 450 milionë njerëz.

Vendi i dytë dhe i tretë i takojnë po ashtu dy politikaneve, përkatësisht Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Europiane dhe Kamala Harris, zëvendëspresidentja e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Advertisement-

Më pas renditen Mary Barra, Abigail Johnson, Melinda Gates, Giorgia Meloni, Karen Lynch, Julie Sweet dhe Jana Fraser. Pjesë e listës janë edhe Rihanna e cila është renditur e 73-ta dhe Taylor Swift e 79-a.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera