Kush është më i rrezikuar të preket nga skizofrenia, tregon neuropsikiatri Jusuf Ulaj
Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 12 July 2022
Neuropsikiatri, Jusuf Ulaj në emisionin Doktor Plus që është prodhim i Gazetës Infokus ka treguar se cilat kategoritë më të prekura nga sëmundja e skizofrenisë dhe se cilët janë faktorët ndikues në paraqitjen e saj.
Ulaj ka thënë se janë disa faktorë të cilët ndikojnë në paraqitjen e kësaj sëmundje, shkruan Gazeta Infokus.
“Po është një kategori e personave që ne i shohim si të rrezikuar për të pasur skizofreninë, e ajo është në bazë të atyre faktorëve që ndikojnë në paraqitjen e skizofrenisë, pra nëse ka faktorë ingjenetikë që dikush nga prindërit është i sëmurë nga skizofrenia, në qoftë se nëna gjatë shtatzënisë ose lindjes ose pas lindjes ka pasur vështirësi të cilat kanë mundur në çfarëdo forme të atakojnë sistemin nervor qendror, pra shkaktojnë dëmtime organike”, ka deklaruar Ulaj në emisionin Doktor Plus e që është prodhim i Gazetës Infokus.
Po ashtu neuropsikiatri, Ulaj ka treguar edhe kategorinë e personave që janë të rrezikuar më shumë nga kjo sëmundje.
“Tek kategoritë ose tek të rinjtë sidomos dua ta potencoj që në adoleshencë, në fillim të adoleshencës abuzojnë me substanca narkotike atëherë këto kategori janë më të predispozuara ose të sëmurë më vonë nga skizofrenia, gjithsesi duhet të potencohet edhe traumat e ndryshme psikologjike, traumat sidomos në fëmijërinë e hershme janë të njohura rastet që jetojnë të themi me “Broken homes”, ose në familjet e shkatërruara apo ku ka konflikte sidomos në mes të partnerëve, në familjet që janë të varfëra që kanë një status social më të rënduar dhe te familjet të cilat sidomos pra po them nuk kanë kujdes në edukimin e fëmijëve për të i edukuar në kuptimin për të i mbrojtur sidomos nga substancat narkotike”, është shprehur ai.
Ndërsa ka shtuar se abuzimi në vendin tonë i përdorimit të substancave narkotike është në nivel të lartë e që padyshim ka lidhje të madhe me sëmundjen e skizofrenisë.
“Duhet ta potencoj meqenëse kemi në vendin tonë shumë aktuale, abuzimin që bëhet me marijuana edhe nëpër shkolla duke filluar prej klasës 8, 9 të shkollave të mesme dhe propaganda bëhet prej njerëzve jo profesional se kinse marijuana nuk ka efekte negative, ka gjithsesi dhe ka shumë punime ku mund të lexohen se marijuana ka lidhje edhe me skizofreninë e mos të flasim për ndikimin e drogave tjera që janë psikostimiluese si kokaina afetaminat e tjera që po ashtu konsiderohen si faktor që mund të shkaktojnë një psikozë apo një skizofreni e cila has në një teren të themi të përshtatshëm në qoftë se është edhe faktori gjenetik dhe arsyet e tjera të cilat i përmendem”, ka shtuar ai në Doktor Plus./Gazeta Infokus/
Për të mësuar më shumë në lidhje me sëmundjen e skizofrenisë mund të ndiqni emisionin e plotë:
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...