Sport

Kush është ‘Lewandowski’ i Malishevës që po i drejton malishevasit drejt Superligës?

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 03 May 2021

Gjatë ditës së hënë Gazeta inFokus ka publikuar një video, ku një komentator i ‘TV Malisheva’ bënë një komentim interesant që tashmë është bërë viral në rrjetet sociale, shkruan Gazeta inFokus.

Në momentin që ekipi i Malishevës dyfishon rezultatin ndaj Drenasit me golin e shënuar nga sulmuesi Albion Rrahmani, kometatori ‘shpërthen’ dhe e quan golashënuesin djalë dukat dhe ‘Lewandowski’ i Malishevës.

“E thash në fundin e pjesës së parë është djalë dukat (2-0) qendërsulmuesi Albion Rrahmani, Lewandowski i Malishevës”, tha komentatori.

-Advertisement-

Por, kush është Albion Rrahmani?

Albion Rrahmani është nga Podujeva dhe po e ndihmon Malishevën që të inkuadrohet në elitën e futbollit kosovar për herë të parë në histori të klubit.

20 vjeçari është golashënuesi më i mirë i ekipi malishevas, ku ka realizuar 15 gola deri me tani.

Me golat e Rrahmanit, Malisheva kryeson Grupin A në Ligën e Parë me 54 pikë, dy me shumë se Dukagjini që renditet i dyti.

Nga dy xhiron e mbetura Malishevës iu duhen 4 pikë për tu shpallur kampion dhe për tu promovuar në Superligë./Gazeta inFokus/

May be an image of 1 person, standing, playing a sport dhe barNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera