Lajme

Kush është Komandant “Ujku” që u arrestua nga Specialja?

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 16 March 2021

Pjetër Shala, i njohur si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me nofkën “Komandant Ujku”, është arrestuar të martën në cilësinë e të dyshuarit njësitë e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Shala ka qenë i angazhuar në zonën e Dukagjinit si komandant në fshatin Dujakë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ishte me banim në Belgjikë ndërsa ishte intervistuar më parë në Bruksel nga hetuesit e prokurorisë speciale.

-Advertisement-

Shala pati thënë se gjatë intervistimit nuk ka pasur avokat pasi nuk ka kushte për të pasur një avokat mbrojtës.

Shala është arrestuar në Belgjike, gjatë ditës së martë, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu është bërë e ditur në web faqen zyrës së prokurorit të specializuar.

“Më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë”, thuhet në komunikatë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur së shpejti do të publikojnë më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme.

“Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera