Lajme

Kush është i vdekuri, trupi i të cilit po qëndron në QKUK që 8 ditë

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 17 January 2020

Një trup i pajetë është mbetur në morgun e Qendrën e Klinikës Mjekësore Universitare të Kosovës.

Kjo pasi që familjarët nuk janë paraqitur të marrin atë, shkruan Gazeta inFokus.

Ky person kishte ndërruar jetë më datën 9 janar në QKUK, dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion dhe ka mbetur aty.

-Advertisement-

Mirëpo, dërgimi dhe mbajtja në këtë vend, nuk lidhet me ndonjë dyshim rreth vdekjes së tij. Reporteri.net merr vesh se nuk është lajmëruar askush për ta marrë, dhe ky trup është i një serbi.

Policia e Kosovës e ka treguar se që nga 9 janari nuk është lajmëruar asnjë person apo familjar i tij në spital, mirëpo nuk ka dhënë detaje për identitetin.

Gazeta inFokus ka provuar të flas me shefin e Institutin Mjekësor Ligjor por ai nuk e ka hapur telefonin.

 

Ndryshe, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka në menaxhim edhe morgun, ku mbahen trupat e të vdekurve në raste të tilla.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera