Kush është Ekrem Bajramoviq, i arrestuar nën dyshimin për krime lufte në Saradran të Istogut?
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/kriminelet-serb-12-1-750x450-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
22:09 | 20 October 2022
Masakra e 99-tës në Saradran të Komunës së Istogut i mori jetën 19 civilëve, në mesin e të cilëve ishte edhe Naim Elshani, i mbijetuari i vetëm. Ndërkaq për vrasjen e tyre ish-polici boshnjak Ekrem Bajramoviq ka përfunduar në pranga në dyshimin për pjesëmarrje në këtë masakër.
8 majin e vitit 1999, Naim Elshani nuk do të harrojë kurrë. Atë ditë, prej 19 civilëve shqiptarë të ndaluar nga Policia Serbe, në fshatin Staradran të Istogut, tytës së pushkës arriti t’i shpëtoj vetëm ai, dersia 18 të tjerë mbetën të vdekur.
Deri më tani, për këtë masakër nuk është dënuar askush, mirëpo 23 vite pas, ish-polici boshnjak, Ekrem Bajramoviq ka përfunduar nën pranga të policisë së Kosovës, nën dyshimin se ka marrë pjesë në kryerjen e saj.
Edhe pse i plagosur rëndë, e më probleme të mëdha shëndetësore, Naim Elshani e mban mend se Bajramoviq ka qenë aty, atë ditë.
“Ka qenë ora 12:00 kur Ekremi ka ardh me disa policë, me komamdantin e me disa të tjerë policë, ka hyrë dhe ka dalë, e ka nxjerrë personin e ka lëshuar dhe e ka qitë për dere si dhe ka deklaru që e ka liru, dhe ai e ka bërë publike që ka qenë pjesëmarrës këtu dhe i ka cekur disa emra të serbëve, të policëve”, ka thënë Elshani.
Madje ai kujton gjithë maltretimin që i është bërë atij e të tjerëve gjatë tërë ditës.
“Mu këtu më kanë ndalë, në traktorin ton i kanë ndalë, 5 persona na kan fut këtu, ton ditën kanë mujt me na rreh, me na mundu, me na shti në Mulli, rrahjet kanë qenë shumë të rënda, tmerr ka qenë ajo, unë nuk kom me i harru, ato kujtimet i kam sikur sot, zotin e falenderoj që jam gjallë, jam pushkatu me pushku mitroloz, me kanë gjujt mbi kufoma”, ka shtuar Elashani.
Por, fatin e njëjtë si Naim Elshani që mbijetoj në këtë masakrë, nuk e kishin tre djmtë e Duat Elshanit.
Ai shpreson, që i dyshuari për pjesëmarrje në këtë masakër Ekrem Bajramoviq, të marrë denimin maksimal.
“Pres denim makismal, më janë vrarë 3 djem, më janë pushkatu, e bashkë më të edhe disa kushëri e persona të tjerë”, ka theksuar Elshani.
E dhimdja për djemt e tij ende është shumë e madhe, ndërsa emrat e tyre bashkë me të tjerët janë të gdhendur në këtë lapidar në mes të fshatit.
Ekrem Bajramociqin që tani është i arrestuar e mban mend fort mirë edhe Islam Berisha, që në të kaluarën e largët ka qenë polic. Ai tregon se sa shumë malltretime ka bërë ish kolegu i tij para dhe gjatë luftës.
“Ekremi ka qenë shumë zullumqar, ai së bashku me një koleg të tij, kanë hy brenda ma kanë malltretu babën”, është shprehur Berisha.
Gjithë këto malltretime, Bajramoviq i kishte thënë së i ka bërë në emer të Serbisë.
“I thash mos bo more kështu, më tha që gjitha këto po i bëj në emër të serbisë edhe për serbinë”, ka shtuar ai.
Ekrem Bajramovic me vendim të prokurorit të shtetit është në mbatje për 48 orë. Ndërsa ndaj tij pritet të parashtrohet kërkesë për caktim të paraburgimit./RTVD/
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/IMG_4130-600x360-1.jpeg)
Të tjera
-
Osmani uron kryetarin e ri të Ulqinit: Nuk jeni vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës si K...
-
Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
Policia ka njoftuar se nusja ka rrahur vjehrrën në Prishtinë. Viktima ka p...
-
Aksident i rëndë trafiku tek zona Industriale në Suharekë, Policia në vendin e ngjarjes
Gjatë mëngjesit te sotëm ka ndodhur një aksident mjaft i rënd trafiku, ku dy ...
-
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 36 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. ...
-
Aksion i madh kundër fajdes në Gjilan, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin kundër fajdeve që ka zhv...
-
Mbi 19 mijë maturantë sot i nënshtrohen testit kombëtar
Sot është ditë e rëndësishme për nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë. ...
-
Gati 1700 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës po tregon seriozitetin e saj me shifrat e larta të gjobave ...
-
Arrestohet një turk në Vërmicë, tentoi ta korruptojë policin me 10 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Turqisë në pik...
-
Katër shtete ballkanike në terr, Reuters raporton si u ndërpre energjia në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Kroaci
“Reuters” raporton se si këtë të premte një ndërprerje e madhe e energjisë el...
-
Dasma e vajzës të Ethem Çekut, tre Kryeministrat e AAK’së, ish-Presidenti dhe biznesmeni i njohur bashkë në tavolinë
Është martuar sonte vajza e ish-ministrit Ethem Çekut. Ka qenë lideri i AA...
-
“Nuk jam mirë psikologjikisht”, Olena Zelenska: Ju rrëfej tmẹrret e pushtimit rus
Për shumë njerëz në Ukrainë, nuk është presidenti Volodymyr Zelenskyy, me fja...
-
Borrell pas takimit me Gjuriqin: Zbatimi i angazhimeve të dialogut janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE
Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin...