Lajme

Kush është Artan Hajrizi: Jeton në Gjermani, shoqërohet me tik tokerin e famshëm kosovar

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 18 July 2024

Autoritetet serbe janë vënë në kërkim të një personi të identifikuar si Artan Hajrizi, shtetas kosovar, i dyshuar për vrasjen e një oficeri policor dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë të mërkurën në mbrëmje.

Ai dyshohet se i ka qëlluar me armë zjarri dy oficerët policorë serbë gjatë kontrollit rutinë të taksive nga pjesëtarët e policisë Lloznicë.

Përpos pasaportës së Kosovës, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një letërnjoftim gjerman.

-Advertisement-

Artan Hajrizi është vëllai i një prej personazheve më të përfolur në Kosovë aktualisht. Faton Hajrizit. Vëllai i tij është një recidivist i arratisjeve, i cili jo më larg se para dy javësh, u arratis nga burgu i Smrekonicës për të disatën radhë.

Artani është vëllai i vogël i Fatonit, dy burrave me origjinë nga Klina e Epërme e Skenderajt. Ai është 33-vjeçar dhe jeton në Gjermani me leje të përkohshme qëndrimi.

Sipas publikimeve që i ka bërë në rrjetet sociale, Artan Hajrizi punon në sektorin e ndërtimtarisë në qytetin Hanover të Gjermanisë. Disa fotografi që tregojnë atë duke punuar në këtë fushë në Gjermani, janë të publikuara në profilin e tij të rrjetit social Tik-Tok.

Në të njëjtin rrjet social, ai ka bërë disa sërë publikimesh në të cilën ka ekspozuar edhe pjesë të tjera të jetës së tij. Një nga to është shoqërimi me Rasim Avdylin, një personazh dikur të famshëm të Tik-Tok në hapësirën shqiptare.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera