Lajme

Kush është Anu Prattipati, zëvendës-shefja e re e misionit të SHBA-së në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 29 July 2024

Anu Prattipati do të jetë zëvendës-shefe në ambasadën e SHBA-së në Kosovë. Atë e ka prezantuar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hovenier, me anë të një postimi në platformën ‘X’ ka thënë se mezi pret që të bashkëpunojë me Prattipati-n për avancimin e marrëdhenieve Kosovë-SHBA.

“Kënaqësi për të mirëpritur Anu Prattipati në Kosovë si Zëvendës Shef i ri i Misionit në Ambasadën e SHBA. Mezi presim të punojmë së bashku për të avancuar marrëdhëniet Kosovë-SHBA”, ka thënë Hovenier.

-Advertisement-

Prattipati deri në janar të 2024-ës ka shërbyer si këshilltare politike dhe ekonomike në Hagë të Holandës. Pos tjerash, ajo ka shërbyer për katër vite, nga 2016-a deri më 2020-ën në dy poste të ndryshme si asistente e veçantë nën sekretariatin e Punëve Politike dhe zyrtare e lartë në qendër operative në kuadër të DASH-it.

Po ashtu, për tri vite përgjatë viteve 2011-2014, ajo ka shërbyer në Pakistan si shefe politike dhe ekonomike, si dhe zyrtare politike.

Ndërkaq, nga 2008-a deri më 2010-ën ajo ka punuar si zyrtare ekonomike dhe të tregtisë në kuadër të Byrosë së Çështjeve Ekonomike të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera