Lajme

‘Kush e mbështet Talat Xhaferin, Maqedoninë e llogaritë lojë’

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 02 May 2017

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” prej sot do të vazhdojnë me protestat e tyre. Në Shkup dhe në disa qytete tjera, sot në orën 17:00 ata përsëri do të mblidhen për siç thonë, “mbrojtje të unitaritetit të shtetit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 “Jemi krenar për qytetarët të cilët në periudhën e kaluar treguan guxim, dinjitet dhe nder para padrejtësisë. Qytetarët që qëndrojnë pas idesë “Për Maqedoni të përbashkët” do të mundësojnë që qytetarët në vend të jetojnë pa diskriminim. Askush nuk ka të drejtë të shkel Kushtetutën dhe të mendojë se në mënyrë joligjore do të zgjedh kryetarin e Kuvendit.

Nëse për ata që mbështesin Talat Xhaferin Maqedonia është lojë, për ne është e shenjtë dhe me të nuk luhet”, shkruajnë në Facebook nga kjo iniciativë./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera