Kush do të vendosë për tërheqjen e mjeteve të tjera nga TRUSTI?
Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 30 March 2022
Tërheqja e kursimeve nga Fondi i Pensionit është kompetencë e Kuvendit të Kosovës dhe se do të përkrahet secili vendim që sjell ky organ.
Kështu ka thënë kryesuesi i Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti), Ruzhdi Morina duke shtuar se humbjet e Trustit kanë filluar të rikuperohen.
“Ne vazhdojmë të mbajmë pozicionin se nuk dëshirojmë që përfshihemi në këto incitiva. Kjo është kompetencë e Kuvendit të Kosovës. Jemi të gatshëm ta zbatojmë secilin vendim që e sjell Kuvendi. Është mirë që për këto iniciativa të diskutohet, por që kjo duhet të jetë mundësia e fundit për t’i ndihmuar qytetarët”, tha Morina gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet.
Sipas tij, kthimi në investim për vitin e kaluar ka qenë më i madhi që nga formimi i Fondit.
“Kthim prej 11 për qind apo 227 milionë euro, më e madhe që nga themelimi. Lufta në Ukrainë ka ndikuar në performancën e Trustit. Kemi ndërmarr veprime investuese. Në janar kemi pasur një rikthim të fitimeve. Nga 90 milionë që ishin humbjet, tashmë e kemi rikuperuar këtë, ku kemi arritur në rreth 80 milionë euro. Rreth 17 mijë përfitues janë prekur, por që kanë filluar të rikuptorohen. Pritet të ketë ndryshim të çmimit të njësisë”, ka shtuar ai.
Morina thekson se ky vit do të jetë sfidues për shkak të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
“Një pjesë fondeve janë rikuperuar. Në muajt në vijim shpresojmë që kjo të na shpërblehet. Do të jetë një vit sfidues, duke parë ndikimet gjeo-politike në botë. Kemi një raport të rregullt me Bankën Qendrore të Kosovës. Vazhdojnë të kenë inspektime vjetore, ne po ashtu vazhdojmë që t’i mbajmë të informuar”, theksoi Morina.
Ndërsa, drejtori menaxhues i Trustit, Ardian Zalli tha se Fondi është në një situatë të paparashikuar.
“Jemi në një situatë të paparashikuar. Kjo do të varet se çfarë vendimi do të marrim tash e tutje. Nëse e shikojmë performancën e tregjeve, në riskun që e kemi marr kemi performuar mjaftueshëm mirë. Pra, në tre muajt e ardhshëm varet nga këto lëvizjes”, tha Zalli.
Ai gjatë raportimit në këtë Komision ka theksuar se në bankat komerciale të Kosovës, Trusti i ka të investuara rreth 530 milionë euro.
“Rikuperimi i Trustit gjatë viteve të krizës financiare të viteve 2008-2009 ka ndodhur dy vite. Kemi rreth 530 milionë euro në bankat komerciale të Kosovës, që na ka ndihmuar që ta amortizojmë humbjet”, ka treguar ai.
Të tjera
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...
-
Mbi 1 mijë gjoba dhe 39 aksidente për një javë në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1030 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequ...
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...
-
Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e ...