Kusari-Lila thotë se reforma në skemat sociale adreson çështjen e stazhit të viteve 90′
Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 22 February 2023
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se miratimi i marrëveshjes për projektin e reformës sociale është më se i rëndësishëm dhe se ai adreson vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese për njohjen e stazhit të punës për punëtorët e larguar nga puna gjatë viteve 90′.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kusari-Lila ka deklaruar se marrëveshja për marrjen e kredisë nga Banka Botërore për financimin e pagesave sociale, është e mirë arsyetuar nga Ministria e Financave.
“Aktualisht sot, Grupi Parlamentar i LDK-së do të votojë kundër; gjë që rrezikon të prishet për herë të tretë në kuvend kjo marrëveshje. Është më se e rëndësishme që në dritën e të gjitha obligimeve që ne i kemi si deputet të Kuvendit të Republikës”, tha ajo.
Ajo ka thënë se marrëveshja adreson edhe çështjen e njohjes së stazhit për punëtorët e larguar nga puna gjatë viteve të 90-ta.
“Gjithashtu në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese mbi reformimin e sistemit pensional dhe njohjen e stazhit 15 vjeçar të të gjithë atyre që kanë punuar gjatë viteve të 90-ta, që sa më parë të filloi zbatimi i kësaj marrëveshje”.
Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në votimin e kësaj marrëveshje, në qoftë se një grup tjetër parlamentar e kundërshton atë.
Partia Demokratike e Kosovës, e cila e kishte kundërshtuar dy herë të tjera këtë marrëveshje ndërkombëtare, ka ndryshuar qëndrim sot. Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se do të votojnë pro ratifikimit të marrëveshjes.
Megjithatë, marrëveshja rrezikon të dështojë për shkak të kundërshtimit të LDK-së për të votuar pro saj. Avdullah Hoti nga LDK-ja ka thënë se nuk do ta votojë as sot marrëveshjen
Të tjera
-
Bajrami: Konflikt interesi në ATK, Murati ka emëruar në Bord të Ankesave përfaqësues të kompanive të kontabilitetit
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, ...
-
Këta janë dy të rinjtë që u vrạnë në Klinë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Klinë, ku të vrarë ...
-
”Një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek” Musliu: Maqedonci po bënë hajagre
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Ma...
-
Thẹrẹt me thikë një qytetar në Gjilan, dërgohet për trajtim në QKUK
Një qytetar i moshësh 24-vjeçare ka marrë lëndime pasi është therur me thikë ...
-
Abdixhiku takon mësimdhënësit në Prishtinë: Mësim gjithëditor, koeficient 150
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka takuar mësimdhënësit ...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me Osmanin, flasin për situatën aktuale
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prish...
-
Reagon Grenelli pasi Trump e përzgjodhi Marco Rubion për Sekretar Shteti: Urime Senator
Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i ...
-
Reagon kryetari i Klinës pas vrasjes së dyfishtë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Klinë, ku dy persona ka...
-
Berat Buzhala për Albin Kurtin: Me këmbë e me kokë është ateist
Gazetari Berat Buzhala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shpr...
-
Doracaku për edukim seksual, Rrahmani: S’besoj që është lexuar nga ministrja e zëvëndësministri
Deputeti Eman Rrahmani ka folur në lidhje me doracakun për edukim seksual, du...
-
Reagon Agim Veliu, mohon se do të kandidojë për deputet në listën e AAK’së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka mohuar se do ...
-
Gjoshi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Forca e tyre është frymëzim për angazhimin tonë politik
Anëtari i kryesisë në PDK dhe sekretar për anëtarësi dhe financa në këtë part...