Lajme

Kusari-Lila: Situata në veri, zinxhir i ngjarjeve të cilat s’kishin ndryshuar rrjedhë që nga përfundimi i luftës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 02 June 2023

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, para deputetëve në Kuvend ka folur për situatën në veri.

Ajo u shpreh se kjo situatë është është zinxhir i ngjarjeve të cilat, siç tha ajo, përmbajtësisht nuk kishin ndryshuar rrjedhë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, por tha se kanë ndryshuar dinamikë.

Situata aktuale në veri nuk është sekuencë e shkëputur e një ngjarje ‘ad hoc’, situata në veri është zinxhir i ngjarjeve të cilat përmbajtësisht nuk kishin ndryshuar rrjedhë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, por kanë ndryshuar dinamikë, e tani po ndryshojnë edhe në përmbajtje”.

-Advertisement-

“Përceptimi se në veri të vendit para një dekade kishte zhbërje të strukturave ilegale, doli të ishte tërësisht i paqëndrueshëm”, u shpreh ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera