Lajme

Kusari Lila: Situata është dramatikisht ndryshe nga ajo e vitit 2020

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 16 December 2024

Për emërimin e Richard Grenell-it si i dërguar i posaçëm për krizat nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump janë pyetur sot përfaqësuesit politik në kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, kur u pyet rreth emërimit të tij në këtë pozitë, tha se vendimet e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara në raport me politikën dhe gjeostrategjinë janë vendimet që duhet shikuar në frymën e bashkëpunimit dhe jo në frymën e kundërshtisë.

Sipas saj, situata e sotme dallon shumë nga e kaluara.

-Advertisement-

“Mendoj që situata është dramatikisht ndryshe nga ajo që ka qenë në vitin 2020, dhe me marrëveshjet që janë arritur e që ne prapë mendojmë që ka mundur të ketë pasoja. Shembull, ndarja apo menaxhimi i Ujëmanit me Serbinë që e konsiderojmë siç e kemi konsideruar edhe atë kohë, cenim i sovranitetit të Kosovës për projekt dhe për infrastruktrë vitale që Kosova dhe qytetarët e saj në sistemin e kaluar kanë paguar dhe e kanë në pronësi. E njëjta ka qenë edhe me hyrje në zonën mini-shengen që tashmë si koncept askush nuk e mbështetë apo në njëfarë forme ka rënë nga akualiteti, ku fokusi i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor është te Procesi i Berlinit”, tha ajo.

Ajo tha se roli dhe ndikim i SHBA është pamohueshëm, sikurse partneriteti, vazhdimësia e projekteve strategjike e zhvillimore e diplomatike.

E pyetur nëse kanë qenë të ngutshme deklaratat e tyre për Grenllin, ajo tha se nuk e di për çfarë deklarata në veçanti po flitet.

“E përmenda që konteksti kohor ka një ndryshim dramatik në raport me zhvillimet në Kosovë, apo në raport apo me mënyrën që aso kohe ka ndërruar një qeveri e erdhi një tjetër që pastaj doli të jetë jo kushtetuese. Mendoj që në gjithë këtë proces gjithë kemi nxjerrë nga një leksion, nëse ky është një parim i vazhdueshëm edhe i mendimit amerikan është që nga situata të tilla çka është më e mira të nxirret, është mësimi për të mos u përsëritur. E mendoj që të gjithë edhe ne këtu e kemi kuptuar që në situata të tilla ajo çfarë ka ndodhur me demokracinë e Kosovës nuk ka qenë demokratike. Me rrëzimin e një qeverie në mesin e pandemisë nuk doli mirë, për ata që në Kosovë e planifikuan e ekzekutuan, e kuptuan pastaj në zgjedhje, në rezultat të vitit 2021”, tha ajo.

Tutje, Kusari Lila ka folur edhe për pritjet që ka rreth takimit të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor, në raport me heqjen e masave ndaj Kosovës.

Tha se Serbia mbeti e pandëshkuar pavarësisht sulmeve në Kosovë.

“Përderisa masat ndaj Kosovës nuk janë hequr, Serbia nuk është dënuar për ndikimin e drejtpërdrejt, planifikimin e mbështetjen e sulmit në Banjskë ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Në ndërkohë ka ndodhur një sulm tjetër. Sipas të gjitha fakteve nga terreni është e qartë që edhe prapa këtij sulmi janë eksponentë të mbështetur nga Serbia. Prandaj, derisa Serbia është pa masa, as ndonjë pasojë, kërcënimi mbetet permanent për Republikën e Kosovës me orientimin që ka. Është shpresëdhënës fakti që SHBA kanë filluar, kanë dhënë indikacionet e para për sanksione ndaj kompanive të caktuara në Serbi, ndërsa nuk mjafton me kaq, duhet edhe shteti t’i ndjejë pasojat. Nuk ka asnjë arsye që Kosova të jetë ende nën masa”, tha ajo ne deklarimet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera