Lajme

Kusari-Lila: Rasti i Blakajt do të dëshmoj shtetësinë tonë 

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 20 August 2018

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e Kuvednit të Kosovës,  Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas deklarimit të ish-prokurorit të Speciales, Elez Blakaj për arsyet e dorëheqjes së tij. 

Kusari përmes në postimi në facebook ka shkuar se nëse nuk merr trajtimin e duhur deklarimi publik i Blakat ne nuk jemi për shtet, shkruan gazeta inFokus. 

Në postimin e deputetes Lila thuhet gjithashtu se se problemi i Kosovës nuk është në veri por në qëndër të saj dhe pa hequr kancerin e shoqërisë asnjë hap tjetër nuk do të ketë sukses. 

-Advertisement-

Më poshtë gjeni të plotë postimin e Kusarit.: 

“Nëse edhe deklarimi publik i Prokurorit të dorëhequr Blakaj, nuk e merr vëmendjen dhe trajtimin që duhet, ne as nuk jemi për shtet dhe as nuk e kemi bërë shtetin tonë. 

Le të rrahin gjoks gjithë jetën “Baballarët e Kombit” për të arriturat e tyre, e ato të arritura janë: 19,000 veteranë të falsifikuar, shteti i kapur nga klani “Pronto”, sistemi i munguar i drejtësisë, Qeveria megallomane me shpenzime më të larta se të hyrat, sistem i arsimit dhe shëndetësisë të dëmtuara deri në palcë…. Këto janë vetëm disa nga të “arriturat” e “Baballarëve” tanë. 

Fatura e që po e paguan sot qytetari i Republikës është disproporcionalisht më e lartë se krejt “kontributet” e deklaruara të këtyre burrave (lexo: burrecave) që e zhvatin shtetin sikur çamçakëzin e dhuruar nga tjetërkush. 

Qytetarë të Kosovës, mos u frikësoni se e humbim Veriun ose copë tjera të territorit të Kosovës, problemin nuk e kemi në Veri, por në kryeqendër të Kosovës, në Prishtinë. 

Pa e hequr kancerin e shoqërisë në qendër, asnjë hap tjetër për funksionalizim të shtetit nuk do të ketë sukses.”, thuhet në postimin e Kusarit. 

Të hënë, pesë ditë pasi u bë e ditur për dorëheqjen e tij, ish prokurori i Speciales, Elez Blakaj përmes një postimi në facebook sqaroj arsyet e dorëheqjes. 

Ai në postim përmendi edhe një thirrje urgjente që i kishte ardhur nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi pasi kishte ftuar kryeparlamentarin, Kadri Veselin si dëshmitar në një rast të veteranëve.  

Arsyetimi i Lumezit ishte se ‘ata kanë imunitet dhe nuk ke nevoje të thirren në seancë’.  

Lexo edhe: Kadri Veseli është i paprekshëm sipas kryeprokurorit, Aleksnder Lumezi

E i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili pranoj se e ka thirrur Blakajn me arsyetimin se kryeparlamenatri ka imunitetit dhe duhet respektuar. 

Ndera Lumezi i bëri thirrje Blakajt që të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë pasi shumë nga gjërat që janë shkruar në letrën e ti nuk janë të vërteta./inFokus 

Lexo edhe: Lumezi pranon se ka ndërhyrë në rastin e Kadri Veselit

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera