Lajme

Kusari – Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 20 May 2024

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Pas mbledhjes së kryesisë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila tha se nuk ka kërkesë zyrtarë për shpërbërje të Kuvendit, ndërsa njoftoi se gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca.

“Do të ketë seancë ditën e enjte dhe të premten. Nuk ka kërkesë zyrtare për shpërbërje të Kuvendit, por vetëm për debat për 3 vite qeverisje”, tha ajo gjatë konferencës për media.

-Advertisement-

Kusari- Lila tha se asnjëherë nuk kanë thënë se frikësohen të shkojnë në zgjedhje, duke shtuar se është opozita ajo që kërkon mbajtjen e zgjedhjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera